Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe 300 civilë të tjerë u evakuuan në zona të sigurta në operacionin e fundit nga qyteti Mariupol dhe rrethinat e tij në Ukrainë, zonë ku vazhdon rrethimi nga trupat ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Koordinatorja e OKB-së për Ndihmat Humanitare në Ukrainë, Osnat Lubrani, theksoi se ka qenë e suksesshme përpjekja e bërë dje në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) për evakuimin e civilëve të bllokuar në Mariupol dhe qytetet pranë tij.
“Në kuadër të operacionit, dje nga qytetet Manhush, Berdyansk, Tokmak, Vasylivka dhe kryesisht në Mariupol u evakuuan rreth 300 civilë dhe janë dërguar në rajonin Zaporizhzhia”, njoftoi Lubrani, duke shtuar se “shumica e civilëve nuk kishin asgjë përveç rrobave në trup”.
Ajo shtoi se do të vazhdojnë të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje, përfshirë edhe ndihmën psikologjike në kohë të vështira të tyre.
Lubrani po ashtu tha se pavarësisht se edhe operacioni i dytë i evakuimit ka rezultuar me sukses, është e nevojshme që të bëhet më shumë për civilët në Mariupol dhe rrethinat pranë tij.
Në një njoftim më 2 maj nga OKB-ja u tha se mbi 100 civilë u evakuuan nga Fabrika Metalurgjike Azovstal në Mariupol, në fazën e parë kur filloi evakuimi i civilëve nga qyteti më 29 prill.
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava