OKB: 27,000 fëmijë duhet të riatdhesohen nga kampi i ISIS-it në Siri

08:30 | 30 Janar 2021

Shefi i antiterrorizmit i OKB-së është duke nxitur vendet që të riatdhesojnë 27,000 fëmijët e bllokuar në një kamp masiv në verilindje të Sirisë, shumë prej tyre djem dhe vajza të ekstremistëve të Shtetit Islamik të cilët dikur kontrollonin pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

Vladimir Voronkov tha në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “situate e tmerrshme e fëmijëve në kampin Al Hol është një nga çështjet që duhet të zgjidhet shumë shpejt”, transmeton portal arbresh.info

Al Howl, kampi më i madh për refugjatët dhe sirianët e zhvendosur në vend, aktualisht është shtëpia e pothuajse 62,000 banorëve, sipas zyrtarëve humanitarë të OKB-së.

Më shumë se 80% janë gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u larguan atje pasi militantët e Shtetit Islamik humbën bastionin e tyre të fundit Sirian në 2019. Ka edhe një numër kampesh të tjerë në verilindje gjithashtu.

Voronov ka theksuar se ka fëmijë nga 60 vende të ndryshme të botës, të cilët janë përgjegjësi e shteteve të tyre dhe jo e Sirisë.

Ai tha se një numër vendesh, përfshirë Rusinë dhe Kazakistanin që thirrën takimin virtual, “kanë riatdhesuar në mënyrë kolektive gati 1000 fëmijë dhe anëtarët e familjes së tyre”.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Antiterrorizmit të KB theksoi se fëmijët “duhet të trajtohen kryesisht si viktima” dhe të rinjtë nën moshën 14 vjeç nuk duhet të ndalohen ose të ndiqen penalisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara