Kombet e Bashkuara llogarisin se 11 milionë njerëz në Korenë e Veriut vuajnë nga kequshqyerja dhe se nuk kanë ujë të mjaftueshëm dhe as qasje në kujdesin shëndetësor.
Raporti i publikuar nga Tapan Mishra, koordinator rezident i OKB-së për Korenë e Veriut, thotë se “kequshqyerja kërcënon një brez të tërë fëmijësh” raporton REL
“Me kujdes të kufizuar shëndetësor dhe mungesë të qasjes në ujë të pastër dhe në shërbime sanitare dhe higjienike, fëmijët në këtë vend të izoluar janë në rrezik të vdekjes nga sëmundjet e shërueshme”, thuhet në raport.
I njëjti e cilëson si tejet shqetësues faktin se prodhimi i përgjithshëm i ushqimit në Korenë e Veriut në vitin 2018 ka qenë mbi 9 për qind më i ulët se në vitin 2017 dhe më i ulti në më shumë se një dekadë.
Koreja e Veriut, e cila ka një popullsi prej rreth 24 milionë banorësh, po përballet me sanksione të OKB-së dhe të Shteteve të Bashkuara, si masë për ta bindur Phenjanin që të heqë dorë nga armët bërthamore dhe programet e raketave balistike.

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...