Një 30-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga një oficere policie në Athinë.
Mësohet se 30-vjeçari ishte përplasur fizikisht me oficeren e policisë gjatë një aksioni policor që nisi në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Mediat e huaja deklaruan se oficerja e ka qëlluar shqiptarin me armë zjarri për t’u vetëmbrojtur.
Si ndodhi ngjarja
Një alarm është dhënë mëngjesin e së martës në zonën e Zografou pas të shtënave në Universitetin e Teknologjisë Zografou.
Gjithçka nisi me një operacion të nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës për drogën në rezidencat e vjetra të studentëve në Universitetin Politeknik, raportojnë mediat greke.
Operacioni nisi në orën 6 të mëngjesit, pas informacioneve se rezidencat e studentëve po përdoreshin për trafik droge si dhe bazë për grabitje në zonën e gjerë.
Ndërkohë që operacioni po zhvillohej, një nëpunëse nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private. Teksa po shkonte drejt saj është sulmuar me kaçavidë nga një burrë me origjinë shqiptare, rreth 30 vjeç.
Për të zmbrapsur sulmin, punonjësja e policisë ka qëlluar me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçaren.
Burri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Sipas informacioneve, ai jetonte në një rezidencë studentore së bashku me vëllanë e tij, i cili gjithashtu u arrestua.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...