Forcat e armatosura izraelite kanë nisur evakuimin e civilëve palestinezë nga Rafah përpara sulmit të paralajmëruar në qytetin jugor të Gazës, raportoi të hënën një transmetues izraelit.
Ushtria nuk e ka konfirmuar ende raportimin e Radio Army, e cila tha se evakuimet ishin përqendruar në disa rrethe periferike të Rafah, nga të cilat të evakuuarit do të drejtoheshin në Khan Younis dhe Al Muwassi.
Megjithatë, ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve në pjesët lindore të Rafah që të lëviznin në një “zonë humanitare” të afërt.
Në një deklaratë, ushtria tha se posterat, mesazhet me tekst, telefonatat dhe njoftimet në media do të përdoren për të “inkurajuar … lëvizjen graduale të civilëve në zonat e specifikuara”.
Shtatë muaj pas ofensivës së tij kundër Hamasit, Izraeli ka thënë se Rafah strehon mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez dhe se fitorja është e pamundur pa marrë qytetin.
Nisja e një ofensive të tillë ka shqetësuar fuqitë perëndimore pasi më shumë se një milion palestinezë janë zhvendosur në Rafah pas nisjes së luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit./abcnews.al
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar