Botës do t’i duhet vite të tëra për t’u rikuperuar nga pandemia e Coronavirusit, paralajmëroi Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).
Angel Gurría, sekretari i përgjithshëm i OECD-së, tha se tronditja ekonomike është tashmë më e madhe se kriza financiare e vitit 2008.
Më herët OECD paralajmëroi se shpërthimi i virusit do të çonte në përgjysmimin e rritjes botërore të ekonomisë në 1.5 për qind.
Ndërsa numri i humbjeve të vendeve të punës dhe falimentimit të ndërmarrjeve mbetet ende i pasigurt,
Gurría tha për BBC, përcjell Telegrafi, se vendet do të merren me rikuperimin e ekonomisë për vite me radhë.
Sipas tij shumë nga ekonomitë e mëdha në botë do të bien në recesion muajt e ardhshëm, të përcaktuara si dy të katërtat e njëpasnjëshme të rënies ekonomike.
Ai shtoi se pasiguria ekonomike e krijuar nga shpërthimi i virusit do të thotë që ekonomitë tashmë po vuajnë një tronditje më të madhe sesa gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit ose krizës financiare të vitit 2008.
“Dhe arsyeja është se ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet për të rregulluar papunësinë sepse ne nuk e dimë se sa njerëz do të përfundojnë të papunë. Ne gjithashtu nuk e dimë se sa kohë do të duhet për të ndihmuar e rregulluar qindra mijëra ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilët tashmë po vuajnë”, tha ai.
Qeveritë në të gjithë botën kanë ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mbështetur punëtorët dhe bizneset gjatë shpërthimit. Shumë vende janë zotuar se do të paguajnë pagat e punëtorëve që qëndrojnë në shtëpi për shkak të virusit.
Organizata i bën thirrje qeverive të rrisin rregullat e huamarrjes dhe të merren me krizën e krijuar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...