Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus në botë brenda 24 orëve. Të dielën shifra e të infektuarve me koronavirus në botë është rritur për 307.930, shkruan agjencia Reuters.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Indi, SHBA dhe Brazil, sipas uebfaqes së OBSH’së. Ndërkohë vdekjet janë rritur për 5537, duke e çuar shifrën totale në 917.417.
India ka regjistruar 94.372 raste të reja me koronavirus, pasuar nga SHBA’ja që regjistroi 45.523 raste të reja dhe Brazili 43.718.
Si SHBA’ja ashtu edhe India kanë regjistruar mbi 1000 të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa Brazili ka raportuar për 874 të vdekur brenda 24 orëve.
Rekordi më i hershëm për raste të reja me koronavirus brenda një dite, sipas shifrave të OBSH’së, ishte më 6 shtator, kur ishin regjistruar 306.857 raste të reja. Ndërkohë rekordi i vdekjeve për një 24 orësh si pasojë e COVID-19 ishte vendosur më 17 prill, kur vdiqën 12.430 persona nëpër botë.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...