Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha të martën se po e monitoronte me kujdes rastin e murtajës bubonike në Kinë – një ditë pasi u konfirmua lajmi për të infektuarin në Mongolinë e Brendshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar i OBSH-së, pohoi se situata u menaxhua mirë nga Kina dhe incidenti nuk përbën ndonjë rrezik të lartë.
Një bari në rajonin verior të Kinës gjerësisht në Mongolinë e Brendshme u infektua me plagë bubonike, e njohur si “Vdekja e Zezë”.
Murtaja bubonike është njëra nga sëmundjet më shkatërruese në historinë e njerëzimit, pasi ka lënë të vdekur rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër