Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për linë e majmunëve.
Kjo po vjen pasi më shumë se 30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar për “nevojën urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues” për virusin dhe sëmundjen që shkakton.
Referimi i vazhdueshëm ndaj virusit si afrikan është edhe i pasaktë dhe diskriminues, thanë ata.
Javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes, raporton BBC.
Ndërsa 72 vdekje janë raportuar në vendet ku lija e majmunëve ishte endemike, asnjë nuk është parë në 32 vendet e sapo prekura, si në Mbretërinë e Bashkuar.
Në numërimin e fundit, që nga 12 qershori, kishte 452 raste të konfirmuara në Angli, 12 në Skoci, 2 në Irlandën e Veriut dhe 4 në Uells.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar – alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.
Sëmundjet e tjera për të cilat ka ndodhur në të kaluarën janë gripi i derrit, poliomieliti, Ebola, Zika dhe COVID-19.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...