Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të enjten për të vlerësuar nëse lija e majmunit përfaqëson një krizë të shëndetit publik.
Ky është niveli më i lartë i paralajmërimit që mund të shpallë agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe aktualisht zbatohet për Covid-19 dhe poliomielitin. Këtë vit, kishte 1,600 raste të konfirmuara dhe 1,500 raste të mundshme të lisë së majmunëve në 39 vende, me 72 vdekje, transmeton portal arbresh.info
Sëmundja është endemike në pjesë të Afrikës, por numri i të infektuarve po rritet, si në pjesën tjetër të botës. Virusi shkakton simptoma të tilla si ftohjet dhe lezionet e lëkurës dhe përhapet me kontakt të ngushtë.
Udhëheqësi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se kishte ardhur koha për të forcuar reagimin ndaj përhapjes së lisë së majmunëve pasi virusi sillej në mënyrë të pazakontë, duke u përhapur në gjithnjë e më shumë vende dhe kishte nevojë për një koordinim ndërkombëtar.
“Ne nuk duam të presim derisa situata të dalë jashtë kontrollit,” tha drejtori i situatave emergjente të OBSH-së, Ibrahima Soce Fall./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...