Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjysma e Evropës do të jetë infektuar me variantin Omicron brenda 6-8 javësh.
Dr Hans Kluge tha se një “valë nga perëndimi në lindje” e Omicron po përfshinte të gjithë rajonin, në kohën kur Delta është në kulm të saj, njofton Klan Kosova.
Projeksioni u bazua në shtatë milionë raste të reja të raportuara në të gjithë Evropën në javën e parë të vitit 2022.
Numri i infeksioneve është dyfishuar për një periudhë dyjavore.
Ai citoi Institutin për Metrikë dhe Vlerësimin e Shëndetit me bazë në Seattle, i cili parashikoi se “më shumë se 50 përqind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”.
Ai tha se vendet evropiane dhe të Azisë Qendrore mbetën nën “presion intensiv” pasi virusi u përhap nga vendet perëndimore në Ballkan.
Sipas studimeve të fundit, Omicron ka më pak gjasa t’i sëmurë njerëzit për dallim prej varianteve të mëparshme të COVID-19.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu