Ndotja e ajrit është më e rrezikshme nga sa mendohej më parë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rreth shtatë milionë njerëz vdesin para kohe çdo vit nga sëmundjet që lidhen me ndotjen e ajrit, thotë OBSH, transmeton portal arbresh.info
Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vuajnë më shumë, për shkak të mbështetjes së tyre në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik.
OBSH e vendos ndotjen e ajrit në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.
Ndotja e ajrit, obeziteti dhe astma te fëmijët: Studimi konfirmon lidhjen mes tyre
OBSH ka kërkuar nga 194 shtetet anëtare që të ulin emetimet dhe ndërmarrin veprime për ndryshimet klimatike, përpara samitit COP26 në nëntor.
Udhëzimet e reja, të publikuara të Mërkurën, përgjysmojnë maksimumin e rekomanduar për ekspozimin ndaj grimcave të vogla të quajtura PM2.5. Ato prodhohen nga djegia e karburanteve në prodhimin e energjisë, ngrohjen shtëpiake dhe motorët e automjeteve.
Sipas raportit të OBSH-së, pothujase 80 përqind e vdekjeve të lidhura me PM2.5 mund të shmangen në botë nëse nivelet aktuale të ndotjes së ajrit zvoglohen.
Ndotës të tjerë të veçuar në udhëzime përfshijnë ozonin, dioksidin e azotit, dioksidin e squfurit dhe monoksidin e karbonit.
Sipas ekspertëve, ndotja e ajrit është e lidhur me kushte të tilla si sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru. Tek fëmijët, mund të zvogëlojë rritjen e mushkërive dhe të shkaktojë astmë të rënduar./arbresh.info/
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...