Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar për numrin të rritje të infeksioneve me koronavirus në botë.
OBSH ka theksuar se vendet me infeksion të lartë duhet të ndjekin shembullin e vendeve aziatike, të cilat vendosën në karantinë njerëzit që ranë në kontakt me personat e infektuar, transmeton portal arbresh.info
Rajoni europian i OBSH-së, në të cilin është i përfshirë edhe Rusia, ka regjistruar 8,500 vdekje gjatë javës së kaluar dhe gjysma e vendeve kanë parë një rritje prej 50 përqind të numrit të rasteve, tha Mike Ryan, ekspert kryesor i emergjencave.
Në muajt e fundit, nga ana tjetër, autoritetet në Australi, Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut kanë ulur përhapjen duke zbuluar rastet, izoluar dhe karantinuar ata.
Covid-19 ‘hallakat’ politikën në Europë
Sipas zyrtarit të OBSH-së, popullsia e atyre vendeve ka treguar një nivel të lartë besimi në qeveritë e tyre.
“Me fjalë të tjera, ata vrapuan në vijën e finishit dhe vazhduan të vraponin sepse e dinin që gara nuk kishte mbaruar, ajo vijë ishte e rreme”, tha Ryan, duke shtuar se shumë vende kishin vendosur një vijë përfundimi imagjinare dhe më pas reduktuan angazhimin e tyre për të parandaluar përhapja e virusit.
“Vendet në Azi, Azinë e Jugut dhe Paqësorin Perëndimor, të cilat unë mendoj se kanë qenë të suksesshme, kanë vazhduar me të vërtetë të monitorojnë këto aktivitete kryesore,” shtoi ai.
OBSH u ka bërë thirrje autoriteteve që të luftojnë kundër virusit që infektoi 40 milion njerëz dhe vrau më shumë se një million./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit