Numri i të prekurve nga coronavirus jashtë Kinës ka arritur në 7,169, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e fundit.
Së fundmi raste të të infektuarve janë raportuar edhe nga Azerbejxhani, Ekuadori, Irlanda, Monako dhe Katari, ndërsa numri i vendeve me raste të konfirmuara me coronavirus ka shkuar në 58, transmeton portal arbresh.info
Numri i të vdekurve për këto vende është në 104 pasi 18 persona u dorëzuan në sëmundjen COVID-19 në 24 orët e fundit. Ata ishin në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran, si dhe Japoni.
LEXO EDHE: Coronavirusi, humbje marramendëse në pasurinë e me të pasurve të botës
OBSH thekson se në Kinë numri i të infektuarve vlerësohet të jetë mbi 70 mijë, ndërsa 2,873 persona kanë vdekur.
Organizata Shëndetësore tha që Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një fond prej 15 milionë dollarësh për të luftuar virusin që po përhapet me shpejtësi.
Fondet do të përdoren për të ndihmuar emergjencat që po përpiqen të përmisojnë virusin vdekjeprurës./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin