Komiteti i Jashtëzakonshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar që çertifikatat e vaksinimit të mos jenë parakusht për udhëtimet ndërkombëtare sepse vaksina po shpërndahet në mënyrë të pabarabartë midis vendeve.
Ekspertët e pavarur nga Komiteti në një deklaratë të lëshuar pas takimit të së enjtës së kaluar i janë referuar provave të kufizuara nëse vaksinimi kundër covid-19 zvogëlon përhapjen e infeksionit, si dhe “pabarazisë në shpërndarjen globale të vaksinave”, raporton Reuters.
OBSH rekomandoi që shtetet të marrin paarsysh që provat e vaksinimit thellojnë pabarazinë dhe lirinë e pabarabartë të lëvizjes.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE arritën një përfundim të ngjashëm javën e kaluar.
Parlamenti Europian ka rënë dakord që certifikatat e vaksinimit nuk mund të jenë kusht për lëvizjen e lirë, duke theksuar parimin e mosdiskriminimit ndaj personave të pavaksinuar.
Parlamenti Europian, legjislatura e dytë e BE, do të bie dakord mbi pozicionin e tij më vonë këtë muaj, pas së cilës ai do të jetë në gjendje të fillojë bisedimet me Këshillin e BE. Rregullorja pritet të miratohet në fund të qershorit.
Në mes të marsit, Komisioni Europian propozoi futjen e një çertifikate dixhitale jeshile, të ashtuquajturat pasaporta Covid për lëvizje të lirë brenda BE-së në kohën e pandemisë, e cila do të ishte dëshmi e vaksinimit, një test negativ ose një virusi./arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...