Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve të reja të koronavirusit në një nivel global është në rënie për të tretën javë me radhë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Gebrejesus vlerësoi se tendenca e re tregon se është e mundur të kontrollohet virusi, edhe pse shfaqen lloje të reja, me zbatimin e masave të tilla si distancimi fizik, mbulimi i fytyrës dhe mbajtja e higjienës, transmeton portal arbresh.info
Sidoqoftë, ai theksoi se bota është duke përjtuar një situatë krize dhe se nuk është koha për pushim.
“Vitin e kaluar kemi pasur situata të tilla, kur numri i të infektuarve u ul, masat u hoqën dhe më pas virusi u tërbua sërish”, tha ai.
Ai theksoi se në momentin kur vaksinimi po bëhet në një nivel global, është e nevojshme të zbatohen masa paraprake që kontribuojnë në sigurinë e njerëzve, raporton Zëri i Amerikës.
“Kontrolli i përhapjes së virusit kontribuon në shpëtimin e jetës dhe zvogëlon shanset e shfaqjes së llojeve të reja. Ndihmon gjithashtu për ta bërë efektin e vaksinave më efektive,” tha ai./arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...