Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi aprovuar vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent, duke I hapur rrugën shpërndarjes së saj në vendet në nevojë.
Kjo është e para vaksinë që I shtohet në Listën e Përdorimit të Emergjencave (EUL) të organizatës së Kombeve të Bashkuara. kjo lëvizje I lejon shteteve që ta shpejtojnë proceset e tyre të miratimit të vaksinës nga rregullatorët vendas, dhe I krijon mundësinë UNICEF-it e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë ta dërgojë vaksinën aty ku nevojitet.
“Ky është një hap mjaft pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale tek vaksinat anti-Covid”, tha Dr. Mariângela Simão, zyrtare e lartë e OBSH-së për aksesin tek Barnat dhe Produktet e Shëndetit. “ Është e një rëndësie jetike që të garantojmë furnizimin me vaksina anembanë botës dhe të ndalojmë pandeminë”, shtoi ajo.
OBSH mblodhi ekspertë rregullatorë nga I gjithë globi, së bashku me ekipin e tij për të aprovuar vaksinën që tashmë është shpërndarë në disa vende të pasura, përfshirë Kanadanë. “ Verifikimet treguan se vaksina plotësonte kriteret e domosdoshme për sigurinë dhe efikasitetin e përcaktuar nga OBSH, dhe se përfitimet nga përdorimi I saj, i kompensojnë rreziqet e mundshme”, thuhet në një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Aty sqarohet se OBSH-ja do t`i mbështesë gjithashtu vendet edhe përsa I takon kushteve të ruajtjes së vaksinës, pasi transporti i asaj të krijuar nga Pfizeri mund të përbëjë një sfidë me vete dhe pajisje të posacme ftohjeje sepse duhet ruajtur në minus 70 gradë Celsius./TCH/
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...