Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus, deklaroi sot se më e keqja nuk ka ardhur sa i përket pandemisë me koronavirusin e ri.
Gebrejesus ka lëshuar një paralajmërim të ri në kohën kur shumë vende kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese të paraqitura për të frenuar sëmundjen infektive.
Ai nuk specifikoi arsyen pse situata e epidemisë mund të përkeqësohet edhe më shumë, kur dihet se deri më tash nga COVID-19 janë prekur rreth 2.5 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 168.000 kanë vdekur.
“Na besoni. Më e keqja ende nuk ka ardhur. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende këtë virus,” tha Gebrejesus për mediat në Gjenevë.
Ai deklaroi se pandemia me COVID-19 po ndodh për herë të parë në njëqind vjetët e fundit dhe përkujton ‘ethet spanjolle’ të vitit 1918 që vranë 100 milionë njerëz.
“Por tani ne kemi teknologjinë, ne mund të parandalojmë katastrofën, ne mund të parandalojmë këtë lloj krize,” shtoi Gebrejesus.
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...