“Stigmatizimi ndaj myslimanëve, duke vepruar sikur vendi të ishte në luftë me Islamin, do të inkurajonte ekstremistët dhe do të kishte një kosto njerëzore dhe morale për SHBA-të”.
Kështu është shprehur Barack Obama, duke nënvizuar që “nuk duhet të operojmë në një gjendje lufte të vazhdueshme”. Ky është vendi i shpresës, jo i frikës”, ka pohuar presidenti në largim, duke paralajmëruar Donald Trump, që duhet “të mbështetë mbrojtjen e të drejtave civile, që bën pjesë në luftën kundër terrorizimit”.
Donald Trump, i cili do të ulet në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar 2017, ka propozuar që emigrantët e ardhur nga disa vende të botës, shumë nga të cilët me shumicë myslimane, t’i nënshtrohen “një kontrolli ekstrem” të bazuar mbi “testet ideologjike”. “Jemi një vend që ka derdhur gjak kundër këtij diskriminimi dhe normave arbitrare”, – ka nënvizuar Obama, pa cituar asnjëherë në deklaratën e tij, Trump.
“SHBA-të po e dëmtojnë shumë ushtarakisht Shtetin Islamik”, – ka hënë pastaj presidenti amerikan, i cili mbron kështu politikën e tij për të luftuar terrorizimin në “MacDill Air Force Base” të Tampas në Florida.
Obama ka theksuar që Amerika “është vendi i shpresës dhe jo i frikës”. Ai ka përsëritur ftesën për “të ndihmuar refugjatët që ikin nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë”./GSH/Arbresh.info
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...