Barak Obama pritet të bëhet së shpejti ish-presidenti amerikan më i shtrenjtë i të gjitha kohëve.
Sipas “Washington Times”, i cili citon një raport të “Congressional Research Service” (enti që verifikon bilancet zyrtare për pesë ish-presidentët që jetojnë ende), buxheti i kërkuar nga Obama, është në fakt 1 milion e 153 mijë dollarë, mbi 100 mijë dollarë më shumë nga sa u kërkua nga George W.Bush dhe 200 mijë më shumë në krahasim me Bill Clinton.
Vlera e shtuar e buxhetit shpjegohet me faktin që përveç pensionit, siç e parashikon ligji në vitet ’50, ish-presidentët kanë të drejtën e një zyre dhe disa shpenzimeve shtesë, mes të cilave udhëtimet.
Kostot më të mëdha janë pikërisht për zyrën: ajo e Obamës në Uashington, do t’i kushtojë taksapaguesve 536 mijë dollarë, më shumë se çdo president tjetër.
Zyra e Bill Clinton në Nju Jork, duke qenë më e madhe se ajo e Obamës, kushton më pak, “vetëm” 518 mijë dollarë.
Ajo e George Ë.Bush në Dallas, kushton në të vërtetë 497 mijë dollarë, ajo e babait të tij në Hjuston, 286 mijë dhe në fund, ajo e Jimmy Carter në Atlanta, 115 mijë dollarë.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...