Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka thënë se Irani duhet të ndërpresë veprimtarinë e tij bërthamore për së paku një dekadë.
Në një intervistë për “Reuters” Obama tha gjithashtu se situata aktuale na bën të kuptojmë që arritja e kësaj marrëveshje do të jetë mjaft e vështirë.
Në fjalimin i cili pritet të mbahet në Kongresin amerikan ditën e martë, sipas mediave ndërkombëtare, kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu parashihet të kundërshtojë këtë marrëveshje. Obama tha se Kryeministri Izraelit bëri gabim vitin e kaluar kur kundërshtoi marrëveshjen e përkohshme të cilën e kishin arritur me Iranin dhe se gjatë kësaj periudhe Irani nuk i është përmbajtur marrëveshjes në lidhje me programin. Ai poashtu shtoi se dallimet në mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nuk duhet të ken efekt destruktiv.
Shtetet e Bashkuara, Britanina e Madhe, Gjermania, Franca, Kina dhe Rusia po punojnë në arritjen e një marrëveshje me Iranin për të ndërprerë programin e tij bërthamor, duke i premtuar në shkëmbim heqjen e sanksioneve.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, po bisedon me ministrin e Jashtëm të Iranit në Zvicër, si pjesë e negociatave të cilat duhet të përfundojnë para 30 marsit duke arritur një marrëveshje, ndërsa deri më 30 qershor pritet një marrëveshje përfundimtare.
Kreu i ekzekutivit Izraelit kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera Perëndimore duke thënë se nuk po përpiqen sa duhet për t’i ndaluar regjimit të ajatollahëve prodhimin e armëve bërthamore.
Netanyahu tha se fuqitë botërore po heqin dorë nga angazhimi për t’i ndaluar Iranit krijimin e armëve bërthamore. Reagimi i Kerry-t ka qenë i menjëhershëm, i cili deklaroi nga Gjeneva, se “Presidenti Obama e ka bërë të qartë se politikat të cilat ndjekin Shtetet e Bashkuara nuk i lejojnë Iranit pajisjen me armë bërthamore, ndaj zoti Netanyahu mund të mos jetë aq i saktë në pohimet e tij”./arbresh.info/
Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë tur...
Guvernatori i BQK-së mori pjesë në takimin e organizuar nga ...
Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë nd...
Mbyllet sezoni i rregullt në Shqipëri/ Partizani në “Final 4...
Maqedonci kujtoi Edmond Dabiqaj në 27-vjetorin e rënies: Sak...
Posta e Kosovës nderon të pagjeturit me pullë postare