Publikuesi i gazetës New York Times i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, të ndalojë etiketimin e gazetarëve si “armiq të popullit”, duke thënë se kjo “mund të çojë në dhunë” kundër mediave.
AG Sulzberger i bëri këto komente pas takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe pas deklarimeve të presidentit rreth këtij takimi.
Në postimin e parë në Twitter, Trump tha se ka qenë një takim “shumë i mirë”, por më vonë ai i akuzoi mediat për vënien e jetës së njerëzve në rrezik, përmes raportimit të tyre.
“Kaluam shumë kohë duke folur për sasinë e madhe të lajmeve të rreme në media dhe për atë se si fraza ‘lajme të rreme’ është shndërruar në frazën ‘armik i popullit’”, tha Trump.
Gazeta New York Times pastaj lëshoi deklaratën e saj, duke thënë se ka vendosur t’iu përgjigjet komenteve të presidentit.
Sulzberger tha se ka pranuar takimin me Trumpin për të ngritur shqetësime në lidhje me “retorikën e thellë anti-shtyp” të presidentit.
Ai tha se i ka thënë Trumpit se fraza “lajm i rremë” është “e pavërtetë dhe e dëmshme”, por shtoi se është “shumë më i shqetësuar për etiketimin që u bën presidenti gazetarëve si armiq të popullit”.
“Paralajmërova se kjo gjuhë nxitëse kontribuon në rritje të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe do të çojë në dhunë”, tha Sulzberger.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim