Nxehtësia e madhe që ka mbizotëruar kohëve të fundit në Evropë ka bërë që një aeroplan të rrëzohet në alpet zviceran këtë të shtune, duke lënë të vdekur 20 persona të ekuipazhit shkruan USAToday përcjell arbresh.info

Aeroplani u rrëzua gjatë orës 17:00 të shtunën, në malin Piz Segnas. Gjatë rrëzimit thuhet se aeroplani ka qenë në shpejtësi të madhe.
Nga fotot e lansuara shihet se aeroplani është rrokullisur disa herë, duke lënë të vdekur 17 turistë dhe 3 pjesëtar të bordit, asnjë të mbijetuar.
Sipas autoriteteve aeroplani kishte 50 minuta nga nisja në momentin e rrëzimit dhe nuk ka pasur asnjë telefonat të emergjencës para se të rrëzohej.
Daniel Knecht nga Agjencia për Siguri në Zvicër tha se temperaturat e larta kanë pasur ndikim në rrëzimin e aeroplanit. Edhe pse nxehtësia nuk mund të ndikoj në aeroplan ajo ndikon në fluturimin e tij.
Ju-Air zvicerane që realizon fluturime me aeroplan antikë që nga viti 1983 ka ndërprerë të gjitha fluturimet deri në zbardhjen totale të rastit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...