
Osaka (Japoni)
Numri i vizitorëve të huaj në Japoni ra 99,9 % në qershor, krahasuar me një vit më parë, pasi kufizimet e udhëtimit në lidhje me pandeminë shkatërruan industrinë e turizmit, deklaroi Organizata Kombëtare Japoneze e Turizmit (JNTO).
”Japoninë e vizituan vetëm 2 600 vizitorë në qershor, krahasuar me 2,88 milionë në të njëjtin muaj vitin e kaluar”, theksoi JNTO në një deklaratë.
Pandemia bëri që qeveria të vendosë një ndalim hyrje për vizitorët nga 129 vende dhe rajone, duke përfshirë Korenë e Jugut, SHBA dhe Kinën, tregu i saj më i madh i turizmit.
Ekonomia japoneze është bërë gjithnjë e më e varur nga turistët e huaj vitet e fundit dhe zyrtarët kanë organizuar fushata jashtë vendit, veçanërisht në vendet e tjera aziatike për të promovuar industrinë e turizmit./bw/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë