Numri i viktimave të përmbytjeve të shkaktuara nga plasja e një dige në një liqen akullnajor në rajonin e Himalajeve është rritur në 47 dhe 150 të tjerë janë të zhdukur, njoftuan sot zyrtarët.
Pas vërshimit të liqenit, uji i rrëmbyeshëm lau shumë shtëpi dhe ura, dhe mijëra njerëz u detyruan të evakuohen.
Diga në liqen shpërtheu natën mes të mërkurës dhe të enjtes.
Pothuajse 4,000 njerëz janë zhvendosur dhe po qëndrojnë në 26 kampe të përkohshme, tha sot një zyrtar lokal.
Kjo është e fundit në një seri përmbytjesh që kanë goditur Indinë këtë vit gjatë një sezoni të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të musonit.
Në gusht, rreth 50 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në shtetin Himachal Pradesh, dhe një muaj më parë, më shumë se 100 viktima vdiqën në dy javë gjatë përmbytjeve në Indinë veriore./euronews.al
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë