Numri i vdekjeve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut që goditën kryeqytetin indonezian Xhakartë dhe disa qytete të tjera gjatë Vitit të Ri shkoi në 53, bëri të ditur Agjencia shtetërore për menaxhim me katastrofat, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur në Xhakartë, Depok, Bekasi, Tangerang si dhe rajonet Bogor dhe Lebak.
Ndërkohë një person raportohet se është i zhdukur, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.
Zyrtarët njoftuan se në strehimoret e përkohshme gjenden 17.000 persona.
Agjencia e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit (BMKG) parashikoi se shirat e dendur do të vazhdojnë në Xhakartë dhe qytetet e afërta deri më 10 janar.
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...