Numri i selefistëve në Gjermani është rritur dyfish që nga 2013, raporton e përditshmja gjermane Der Tagesspiegel.
Numri i individëve të klasifikuar si selefistë nga autoritetet rajonal në zyrat shtetërore për Mbrojtje të Kushtetutës ka arritur në 11 mijë, tha gazeta duke cituar burime anonime, transmeton portali arbresh.info.
Pesë vjet më parë agjencia gjermane e inteligjencës BfV e vendosi këtë numër në 5.500 – gjysma e totalit aktual.
Selefizmi është një ideologji fundamentaliste islame. Autoritetet e sigurisë e shohin selefizmin si një pikë hyrje potenciale ndaj terrorizmit islamik.
Vetëm nën 5 milionë myslimanë jetojnë në Gjermani, që do të thotë se numri i sotëm i selefistëve përbën rreth 0.22 për qind të popullsisë së përgjithshme myslimane të Gjermanisë./Arbresh.info/
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini