Kryeministri britanik, Boris Johnson po vazhdon të marrë goditje të njëpasnjëshme, ku disa prej figurave kryesore qeveritare po japin dorëheqje.
I dërguari i tregtisë, David Duguid dhe sekretari privat parlamentar, James Sunderland sapo kanë njoftuar dorëheqjet e tyre, duke e çuar totalin në 38.
Në një deklaratë, Daguid tha se “Në dritën e ngjarjeve të fundit, unë besoj se pozicioni i kryeministrit tani është i paqëndrueshëm. Duke treguar shqetësimet e mia në fillim të kësaj jave, qëllimi im është të tërhiqem nga pozicioni si i dërguari i peshkimit dhe i dërguari i tregtisë për Angolën dhe Zambinë”, shkruan telegrafi.
Sunderland dha dorëheqje nga posti si PPS në Departamentin për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra) menjëherë pas Daguid.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme dhe sot dhanë dorëheqje katër ministra si dhe nënkryetari i partisë Konservatore.
Ndryshe, Johnson ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...