Nuk u vaksinuan kundër koronavirusit, suspendohen 3.000 punonjës shëndetësorë

12:39 | 16 Shtator 2021

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka njoftuar se janë suspenduar rreth 3.000 punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Kjo deklaratë erdhi pasi që vaksinimi është bërë i obligueshëm për punonjësit shëndetësor, dhe ata në shtëpitë e pleqve, shkruan cnn transmeton arbresh.info

“Shumica e suspendimeve janë të përkohshme. Shumë prej tyre kanë vendosur të vaksinohen pasi e kanë kuptuar se vaksinimi i obligueshëm është realitet”, tha Veran.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka marrë vendim për të rritur përqindjen e vaksinimit, me qëllim që të ndihmohet parandalimi i një vale të re të infeksionit gjatë vjeshtës, që do të mund të rrezikonte rimëkëmbjen ekonomike të Francës.

Ndryshe, mediat lokale raportojnë se afro 450 punonjës shëndetësorë janë suspenduar në një spital në Nice në jug të Francës. / arbresh.info/

Lajmet më të lexuara