Norvegjia planifikon të ndihmojë Ukrainën me 7.2 mld euro

17:48 | 25 Gusht 2025
E.G

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, njoftoi se vendi i tij planifikon të shpenzojë 7.2 miliardë euro në ndihmë për Ukrainën në vitin 2026, një shifër që është kryesisht në linjë me kontributin e këtij viti.

Gjatë vizitës së tij në Kiev të hënën, Store tha se Norvegjia do të vazhdojë mbështetjen financiare për Ukrainën në 2026, duke propozuar këtë buxhet në parlament.

Norvegjia është zotuar për të dërguar 85 miliardë korona (7.2 miliardë euro) për vitin 2025, si pjesë e programit të saj afatgjatë të ndihmës për Ukrainën, e cila po përballet me luftën.

Store, lider i Partisë Laburiste që qeveris e vetme, do të ketë nevojë për mbështetjen e ligjvënësve për të miratuar planin e vitit të ardhshëm.

Norvegjia renditet ndër dhjetë donatorët më të mëdhenj për Ukrainën në raport me ekonominë e saj, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

Si eksportuese e naftës dhe gazit, vendi nordik ka përfituar nga rritja e kërkesës në Evropë, pas reduktimit të importeve nga Rusia nga shumë shtete./rtsh

Të ngjashme