Shteti norvegjez ka vazhduar lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Norvegjia njoftoi se do të lehtësojë shumë prej kufizimeve të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë rihapjen e të gjitha shkollave javën e ardhshme dhe heqjen e numrit maksimal të njerëzve të lejuar në tubime publike, raporton Reuters, përcjell portali arbresh.info
Vendi ka identifikuar 8.034 raste të konfirmuara të virusit, sipas raportit nga Universiteti Johns Hopkins. Të paktën 217 kanë vdekur.
“Falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjithëve që nga mesi i marsit, ne kemi marrë nën kontroll përhapjen e koronavirusit,” tha të enjten Kryeministri i Norvegjisë Erna Solberg.
“Kjo do të thotë që tani mund të heqim gradualisht masat e rrepta që kemi prezantuar. Qëllimi ynë është të lejojmë sa më shumë biznese dhe aktivitete që të jetë e mundur të rihapen dhe fillojnë përsëri para verës”. /arbresh.info/
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit