Shteti norvegjez do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 për të gjithë personat 18 vjeç e lart.
Deri më tash, ky vend u ka ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media.
Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese.
Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere.
Edhe pse 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar.
Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna. /arbresh.info/
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu