Disa shtëpi në komunën Alta të Norvegjisë Veriore janë “shkrirë” në det pas një rrëshqitjeje të fuqishme të tokës.
Anders Bjordal, inxhinier i burimeve të ujit dhe energjisë atje, i tha CNN-it se e kishte parë që kishte një “rrëshqitje të madhe balte” pasi u thirr në vendin e ngjarjes në orën katër të mëngjesit për të ofruar udhëzime për policinë dhe ekipin e shpëtimit, transmeton Klan Kosova.
Rrëshqitja ishte e gjerë 650 metra dhe 150 metra e thellë, duke shkatërruar tetë ndërtesa, përfshirë katër kabina të cilat veprojnë si rezidenca fundjave”, shtoi Bjordal.
Bëhet e ditur se askush nuk u dëmtua dhe të gjithë njerëzit u evakuuan nga ndërtesat.
Bjordal shtoi se rrëshqitjet e kësaj shkallë “rrallë ndodhin në Norvegji, mbase çdo një ose dy vjet”.
“Këtu në Alta nuk ka pasur kurrë një rrëshqitje kaq të madhe”, tha ai.
Zyrtarët thonë se do të monitorojnë tokën dhe detin në ditët e ardhshme.
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...