Sipas lajmeve në mediumet kombëtare, Soyinka, duke theksuar se Trump ka përdorur retorikë raciste gjatë procesit zgjedhor, ka thënë se ka mbajtur fjalën që e kishte dhënë më herët para opinionit.
“Kisha dhënë fjalën se nëse Trump fiton zgjedhjet do ta hedhja kartën e gjelbër të SHBA-ve dhe do të largohesha nga SHBA-të. E plotësova këtë premtim”, është shprehur Soyinka.
Shkrimtari 82-vjeçar i cili gjatë luftës civile në Nigeri në vitin 1967 kishte qëndruar afërsisht dy vite në burg, në vitin 1986 fitoi çmimin Nobel për letërsi. Soyinka ishte shkrimtari i parë afrikan që u shpall laureat i këtij çmimi. Ai jeton në Afrikën e Jugut, ndërsa ishte ligjërues në universitetet Harvard, Cornell dhe Yale në SHBA.
Ndryshe, paraqitjet sensacionale dhe fjalimet e rrepta të Trump gjatë fushatës zgjedhore, ishin bërë temë diskutimesh.
Për shkak të retorikës së tij, Turmp ishte shënjestër e kritikave dhe fjalëve që shkonin deri në fyerje të shumë personaliteteve të famshme dhe politikanëve. Ai akuzohej për “racizëm, ksenofobi dhe misogjini.”
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...