Guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, raportoi se kurba e vdekjeve dhe e pacientëve që po shtrihen në spitale po bie.
Megjithatë, ai shpjegoi se ende nuk ka ndonjë rënie të theksuar. Për të hequr mbylljen, tha ai, do të duhen më shumë teste,
“758 njerëz vdiqën dje nga COVID-19. Ky është një numër që shpresoj ta shoh duke rënë, por duket se edhe kurba e numrit të vdekjeve po bie”, raportoi Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut.
Me këto të dhëna të reja, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 9.385.
Guvernatori e krahasoi pandeminë COVID-19 me ngjarjen e 9/11. “Kjo është tragjedia më e madhe që po jetoj dhe ai tha se viktimat nga COVID-19 në Nju Jork janë tashmë tre herë më shumë sesa sulmet në Kullat Binjake”, u shpreh Cuomo.
Konfirmohet meçi i jashtëzakonshëm mes Mike Tyson dhe Floyd ...
Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 d...
“Nuk dorëzohemi”, Kamberi me mesazh të qartë për të drejtat ...
Reali nuk do të rrezikojë me Huijsenin, mbrojtësi spanjoll m...
Hekuran Gashi prezanton kandidaturën për deputet, premton ek...
OVL i reagon Miskoskit për ‘shtabin e krizës’: Protesta në S...