Washington Post raportoi se një tjetër zyrtar amerikan ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur mosmarrëveshjet rreth një raporti të fundit të Departamentit të Shtetit që pretendonte se Izraeli nuk po pengonte ndihmën humanitare për Gazën.
The Post, duke cituar dy burime me njohuri për këtë çështje, e identifikoi zyrtarin si Stacey Gilbert, e cila shërbente në Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit të Departamentit të Shtetit.
Raporti që Gilbert thuhet se e ka kundërshtuar u botua në fillim të këtij muaji dhe thoshte se SHBA-ja “aktualisht nuk vlerëson se qeveria izraelite po ndalon ose kufizon ndryshe transportin ose shpërndarjen e ndihmës humanitare të SHBA-së”.
Gjetjet bien ndesh me vlerësimet e OKB-së dhe grupeve të ndihmës./euronews.al
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit