Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi, i cili shërbente si një nga këshilltarët më të afërt të udhëheqësit suprem, ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë një sulmi ajror që Teherani e ka cilësuar si amerikano-izraelit.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se Kharrazi, i plagosur rëndë në fillim të prillit kur shtëpia e tij u godit nga raketat, nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve pavarësisht trajtimit mjekësor.
Bashkëshortja e tij humbi jetën menjëherë në atë sulm, ndërsa ai u dërgua me urgjencë në spital.
Kharrazi, i cili mbajti postin e ministrit të Jashtëm nga viti 1997 deri në vitin 2005, ka qenë një figurë e rëndësishme në politikën e jashtme të Iranit.
Pas largimit nga qeveria, ai shërbeu si kreu i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë dhe si këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem Ali Khamenei.
Mediat iraniane theksojnë se Khamenei u vra në ditën e parë të konfliktit, duke e lënë Kharrazin si një nga figurat më të afërta të tij deri në momentin e sulmit.
Në një intervistë të dhënë për CNN në muajin mars, Kharrazi kishte deklaruar se Irani ishte i përgatitur ta përballonte konfliktin për një periudhë të gjatë dhe se nuk shihte hapësirë për diplomaci.
Ai kishte parashikuar se lufta do të përfundonte vetëm përmes presionit ekonomik që do të shkaktonte dhimbje të thella tek kundërshtarët.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...