Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi Turqinë perëndimore të dielën, duke tronditur qytetin Simav në provincën Kutahya dhe zonat përreth.
Mediat dhe autoritetet raportojnë se forca e lëkundjeve sizmike ka shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 12:59 sipas orës lokale (09:59 GMT) në një thellësi prej rreth 8.46 kilometrash (5.2 milje).
“Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Dridhja u ndje në provincat përreth. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.
Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, tha për NTV se kishte panik midis banorëve, por nuk raportohet ende për të lënduar në njerëz apo shkallën e dëmeve./rtsh.al/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot