Paralajmërime për cunami janë lëshuar për disa vende pasi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 62 km në juglindje të qytetit Manay, në rajonin Mindanao, në një thellësi prej 22 km.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në SHBA tha se valë deri në 3 metra ishin të mundshme në rajon, me paralajmërimin që mbulonte edhe rajonet Sulawesi dhe Papua të Indonezisë.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priste dëme dhe lëkundje pasuese.
Presidenti filipinas, Ferdinand Marcos, tha se autoritetet po vlerësonin situatën në terren.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës po përgatiten tashmë dhe do të nisin sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë”, tha ai.
“Po punojmë pa ndërprerje për të siguruar që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë. Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të lutemi për sigurinë e të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, shtoi presidenti.
Ndryshe, tërmeti është ndër më të fuqishmit që kanë goditur “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit vitet e fundit, një zonë që ka më shumë se 800 tërmete çdo vit
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit