Një tërmet me mangnitudë 7.7 është raportuar në Detin e Karaibeve midis Xhamajkës dhe Kubës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, epiqendra e tërmetit ishte rreth 73 milje në veri-perëndim të Lucea, Xhamajka.
Së paku deri metani nuk është e qartë nëse ka dëmtime ose lëndime.
Prelim M7.7 Earthquake Cuba region Jan-28 19:10 UTC, updates https://t.co/6WL9oVd7Rl
— USGS Earthquakes (@USGS_Quakes) January 28, 2020
Tërmeti u ndje aq larg sa edhe në jug të Floridës, sipas postimeve në mediat sociale.
Ky është tërmeti i katërt me një fuqi të tillë në Karaibe që nga viti 2000, sipas meteorologut të AccuWeather, Jesse Ferrell.
Tërmeti duket të jetë në një kufi midis pllakave të Amerikës së Veriut dhe Karaibeve, sipas sizmologut Lucy Jones.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër