Krahina Maluku në Indonezi është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7,7 ballë Rihter.
Qendra Kombëtare për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 245 kilometra në verilindje të rajonit Maluku në një thellësi prej 231 kilometrave.
BMKG nuk dha alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Ndërkohë Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka një magnitudë prej 7,5 ballë Rihter.
Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4340 persona./atsh/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...