Një burrë është marrë në pyetje nga policia pasi ka tentuar që të grabit Kartën e Madhe (Magna Carta) nga katedralia e Salisbury shkruan Metro përcjell arbresh.info
Dorëshkrimi i vitit 1215, i cili përshkruhet si origjinali me i mirë nga katër kopje që janë gjithsej, gjendej në një kuti qelqi në katedrale.
Policia është lajmëruar menjëherë pasi një burrë mendohet të ketë thyer qelqin me një çekan. Një zëdhënës ka thënë për policin se : “Një 45 vjecar është duke u mbajtur nga policia me dyshimin e thyrjes së qelqit për të grabitur Kartën e Madhe”.
“Dje para orës 17:00, alarmi është aktivizuar në katedralen Salisbury pas një tentimi për të thyer qelqin ku mbahet Karta e Madhe”
Stafi menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Një burrë është arrestuar në bazë të përshkrimit që kanë bërë disa dëshmitarë. Megjithatë Karta e Madhe nuk është dëmtuar dhe askush nga personeli nuk është lënduar në këtë incident./arbresh.info/
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...