Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore la të vrarë së paku një person dhe të plagosur disa të tjerë, bëri të ditur një zyrtar rajonal.
Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venyamin Kondratyev, tha se dronët e Ukrainës sulmuan një traget pasagjerësh në portin Kavkaz, afër Ngushticës së Krçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.
“Fatkeqësisht, një person u vra. Viktima ka edhe në mesin e anëtarëve të ekuipazhit dhe punonjësve të portit”, shkroi Kondratyev në një kanal në Telegram.
Në Ukrainë nuk i komentuan këto pretendime dhe verifikimi i tyre në mënyrë të pavarur ishte i pamundur.
Ukraina është nën pushtimin rus qysh në shkurt të vitit 2024.
Infrastruktura e saj energjetike dhe civile është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë me dronë dhe raketa, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme serioze.
Në përgjigje, muajve të fundit, ajo ka filluar t’i sulmojë gjithnjë e më shumë objektivat industriale të Rusisë dhe infrastrukturën e saj të transportit./rel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...