Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik, të regjistruar rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme në Salerno të Italisë.
Mediat e huaja raportojnë se viktima është shtetasi Albert K. 42-vjeç, është përplasur nga një makinë teksa ndodhej pranë kabinave të pagesave në autostradën A30 Caserta-Salerno.
Sipas RTA Live, 42-vjeçari po kalonte autostradën në këmbë kur u godit nga një makinë me targa bullgare dhe nga forca e përplasjes përfundoi fillimisht mbi xhamin e makinës, e më pas mbi ndarësen metalike të rrugës.
Sakaq, bëhet me dije gjithashtu se shqiptari Albert K. ishte i njohur për forcat e rendit pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë. Mbrëmjen e djeshme ai kishte kryer një grabitje në një shtëpi në San Valentino Torio, në provincën e Salernos, shkruan euronews.al.
Në lidhje me ngjarjen po hetohen dy hipoteza: 42-vjeçari ose po arratisej duke ecur në këmbë nëpër autostradë, ose po shkonte të takonte bashkëpunëtorët në një vend të paracaktuar.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?