Autori i Sulmit Bernd W, 51 vjeç dyshohet se ka qenë i dehur gjatë sulmit makabër që ndodhi dje në Gjermani. Ai dyshohet se pasi kishte konsumuar alkool në një dyqan ushqimi të shpejtë kishte marrë automjetin “fuoristradë” për të vrarë blerësit e Krishtlindjeve në Trier.
Mësohet se Bernd W, elektriçist i mbetur pa punë, nuk kishte pasur kurrë më parë probleme me ligjin. Prej ligjeve gjermane të privatësisë, identiteti i tij i plotë nuk mund të bëhet i ditur.
Ai mori sot masën e paraburgimit nga gjykata lokale, pasi i pirë kur kreu aktin dhe u kap më pas nga policia që e nxorri jashtë mjetit të tij. Ai raportohet si “pa stabilitet” emocional dhe se ka një të dashur “shumë më të vjetër në moshë”.
Rrjeti Focus raportonte se Bernd W nuk po arrinte të gjente punë dhe jetonte me paratë e shitjes së shtëpisë së prindërve që i vdiqën.
Bernd W shihej në pamjet e sulmit të djeshëm kur u ndalua nga policia jashtë makinës së tij. Oficerët e policisë arritën ta ndalonin atë duke përplasur makinën e tij.
Prokurori Peter Fritzen tha se Bernd W po kryen aktualisht një vlerësim psikiatrik dhe se për sulmin e tij nuk duket se ka motive politike.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...