Një makinë është përplasur me turmë në Marsejë duke hyrë mes dy stacioneve të autobusit, ndërsa bëhet e ditur që një person ka humbur jetën.
Policia franceze fillimisht kishte thënë që ishte një i lënduar, ndërsa më vonë konfirmoi edhe një person të vdekur, transmeton portali arbresh.info.

Shoferi është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Nuk është ende e qartë nëse ai hyri përmes turmës me qëllim.
Përplasja vjen pasi Franca mbetet në alarm të lartë pas një sërë sulmesh terroriste gjatë dy viteve të fundit.
Një pjesë e vogël e mbështetësve të ISIS kanë përdorur kamionë dhe makina për të shkaktuar kërdi në disa qytete franceze, duke përfshirë edhe Nicën pranë Ditës së Bastille vitin e kaluar./arbresh.info

Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës