Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nisin bisedimet e paqes për të zgjidhur tensionet mbi Nagorni-Karabakun, i cili kufizohet me të dyja vendet.
Kështu u bë e ditur të enjten nga zyra e kryeministrit të Armenisë, Nikola Pashinyan.
Ky i fundit zhvilloi bisedime me presidentin e Azerbajxhanit në Bruksel, ku mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, raportoi france24.
Marrëveshja parasheh që deri në fund të prillit të formohet një komision dypalësh, i cili do të përcaktojë së bashku kufijtë, shtohet.
“Udhëheqësit urdhëruan ministrat e tyre të jashtëm të fillojnë përgatitjet për bisedimet e paqes midis dy vendeve”, tha zyra e kryeministrit armen.
Më 9 nëntor 2020, presidenti rus Vladimir Putin, Aliyev dhe Pashinyan nënshkruan një marrëveshje për një armëpushim të plotë në Nagorni-Karabak, por pavarësisht kësaj, konfliktet mes dy vendeve kanë vazhduar që nga ajo periudhë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...