Komandanti irakian Hadi Al-Amiri sot u ka bërë thirrje të gjitha forcave kombëtare në vend që të bashkohen kundër SHBA-ve, pas vrasjes së komandantit të lartë iranian në një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Amiri, është komandanti i organizatës Badr i lidhur me grupin militantë Hashd al-Shaabi i mbështetur nga Irani, e njohur edhe si Njësia Popullore e Mobilizimit (PMU).
Deklarata e Al-Amiri erdhi pas vrasjes së Qasem Soleimani, komandantit të Forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu-Mahdi al-Muhandis, zëvendës i kreut të Hashd al-Shaabi në Irak.
Al-Amiri, gjithashtu drejtues i Aleancës pro-iraniane Fatah dhe i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Soleimani dhe al-Muhandis, e përshkroi sulmin si “një krim të ndyrë”.
SHBA sot herët në mëngjes konfirmoi se kreu sulmin i cili vrau Soleimanin në Bagdad.
Soleimani ishte komandanti prej kohësh i forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, që u caktua si grup terrorist në SHBA që nga viti 2007. Ky grup vlerësohet të ketë 20,000 pjesëtarë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren