Rusia kreu sulme ajrore në Ukrainë mëngjesin e së enjtes dhe i bombardoi vendbanimet civile në rajonin lindor të frontit, Donjeck, duke e vrarë në person dhe duke i plagosur 14 të tjerë, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë.
Vrasja ndodhi në qytetin industrial Toretsk, ndërsa të plagosurit janë banorë të Memrisk, Selidovo dhe Komar, tha në Telegram guvernatori rajonal Vadym Filashkin.
Ushtria ukrainase raportoi se Rusia e sulmoi Ukrainën me gjashtë raketa lundruese dhe me 23 dronë mëngjesin e së enjtes.
Mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi pesë prej raketave dhe të gjithë dronët e lëshuar mbi objektivat në Ukrainë, tha ushtria.
Dy dronë u shkatërruan në rajonin lindor Herson të enjten, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin, duke shtuar se një person u vra dhe 16 u plagosën, përfshirë dy fëmijë, nga bombardimet ruse të mërkurën.
Në rajonin jugor Dnipropetrovsk, Rusia kreu sulm masiv me artileri në qytetin Nikopol, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak në Telegram.
Shkolla dhe çerdhe u dëmtuan nga ky sulm, sipas tij. Ai nuk raportoi për viktima.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, tha se shtatë dronë ukrainas u rrëzuan nga kundërajrorët rusë, katër prej tyre në rajonin Tver, dy mbi rajonin e Moskës dhe një mbi rajonin Belgorod.
Sota raportoi, bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, se një sulm me dron ndodhi në Redkinski në Uzinën Eksperimentale në rajonin Tver, ku prodhohet karburanti për avionë. Kjo fabrikë është sulmuar në të kaluarën nga dronët.
Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës është sulmuar vazhdimisht nga Rusia, në muajt e fundit i ka sulmuar vazhdimisht objektet për prodhimin e karburantit brenda Risisë, kryesisht rafineritë e naftës./rel
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...