Një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë jashtë një lokali ku bëhet muzikë në Berlin, bëjnë të ditur autoritetet gjermane.
Persona të panjohur kanë hapur zjarr rreth orës 22:50 jashtë Tempodromit, tha policia e Berlinit, transmeton portali arbresh.info.

Tempodrom ndodhet afër Potsdamer Platz në qendër të qytetit.
Një burrë 42 vjeç u vra, zëdhënësja e policisë së Berlinit Mona Lorenz i tha The Associated Press. Katër të tjerë u plagosën, disa rëndë. Lorenz nuk mund të konfirmojë nëse dëmtimet rezultuan nga zjarri.
Hetuesit nuk kanë ende ndonjë indikacion mbi motivin e të shtënave, por nuk duket se ka të bëjë me terrorizmin, tha Lorenz.
Të dyshuarit ishin në gjendje të iknin.
Incidenti ndodhi në një shesh para Tempodrom ndërsa një natë e komedisë turke ishte duke u inskenuar brenda.
Berlini ka një nga numrat më të lartë të vrasjeve për person mes kryeqyteteve evropiane./arbresh.info/
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...